Vriten tre militantë në Kaukazin Verior

Bota

Vriten tre militantë në Kaukazin Verior

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:06

Autoritetet ruse kanë njoftuar se tre militantë, në mesin e të cilëve edhe një udhëheqës i një grupi të armatosur, janë vrarë sot në rajonin Kabardino-Balkaria në Kaukazin Verior.

Komiteti Kundër Terrorizmit, ka njoftuar se tre burrat janë vrarë gjatë një operacioni që është zhvilluar në rajonin Baksan.

Sipas Komitetit, njëri nga të vrarët është 28 vjeçari Andzor Guchapshev, i cili ishte i kërkuar si udhëheqës i një grupi kriminal në pjesën verilindore të rajonit Kabardino-Balkaria.

Krahinat kryesisht myslimane në Kaukazin Verior, janë rrënuar nga sulmet dhe luftën në mes të forcave të sigurisë dhe militantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat