Akuzohet një burrë për keqpërdorim të një gomari

Bota

Akuzohet një burrë për keqpërdorim të një gomari

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 09:30

Një burrë që ka mbipeshë është akuzuar për keqpërdorim të kafshëve në jug të Spanjes, pasi që ai ishte ulur në një gomar teksa në natyrë po festoheshin Krishtlindjet.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve kanë thënë se më 10 dhjetor, se një burrë me peshë rreth 150 kilogramë, është ulur në anën e pasme të gomarit pesë muajsh të quajtur Platero, në qytetin Lucena në rajonin Andalucia.

Një fotografi që ka qarkulluar në rrjetet sociale e paraqet burrin duke qëndruar mbi kafshë.

Dy ditë më vonë, gomari ishte dërguar tek veterineri për shkak se ai nuk kishte qenë në gjendje që të qëndroj në këmbë.

Grupet për mbrojtjen e kafshëve kanë thënë se dy ditë më vonë, gomari Platero, ka ngordhur.

Policia ka njoftuar të mërkurën se një burrë, 38 vjeçar, e ka akuzuar përkitazi me këtë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat