Dokumentar për zhdukjen e kritikëve në Bjellorusi

Bota

Dokumentar për zhdukjen e kritikëve në Bjellorusi

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 08:34

Një aktiviste bjelloruse e të drejtave të njeriut, thotë se bashkëatdhetarët e saj, nuk do të jenë në gjendje që ta shohin dokumentarin e saj në lidhje me zhdukjen e pesëmbëdhjetë viteve më parë, të personave që e kanë kritikuar presidentin Alyksandr Lukashenko.

“Edhe në qoftë se nuk do ta mbajmë një shfaqje të hapur në Bjellorusi në kohën e duhur, ajo thjeshtë më vonë do të postohet në internet”, ka thënë Raisa Mikhailovskaya, të mërkurë në Uashingron gjatë premierës së dokumentarit “The Gang”.

Dokumentari i financuar nga fondi Marshall i Gjermanisë, përmban intervista me ish-zyrtarët bjellorusë dhe shqyrton të dhënat e insitucioneve të rendit në lidhje me zhdukjen e Yury Zaharanka, Viktar Hanchar, Anatol Krasouski dhe Dzmitry Zavadzski në vitet 1999 dhe 2000.

Katër burrat janë shpallur të vdekur.

Të afërmit e tyre besojnë se përgjegjës për vdekjen e tyre është Shërbimi sekret i Bjellorusisë.

Sipas autores, filmi ka për qëllim që të rikujtoj edhe një herë atë që ka ngjarë në Bjellorusi, 15 vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat