Raportohet për varrezë masive në Siri

Bota

Raportohet për varrezë masive në Siri

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 07:03

Aktivistët thonë në një varrezë masive në lindje të Sirisë, janë gjetur trupat e më shumë se 230 personave, të cilët besohet se janë vrarë nga militantët e Shtetit Islamik.

Observatori sirian për të drejtat e njerit me bazë në Londër, ka thënë të mërkurën, se besohet që viktimat janë anëtarë të fisit Sheitat, të cilët kanë luftuar gjatë verës me grupin ekstremist në provincën Deir ak-Zour.

Kjo organizatë ka bërë me dije se varreza masive është gjetur në afërsi të fshatit Kashiya, dhe atë nga banorët të ciliët nga udhëheqësit e IS-it janë lejuar që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Trupat e gjetur sipas observatorit sirian, do ta çojnë në 900, numrin e anëtarëve të vrarë të fisit Sheitat.

Në Irakun fqinj, forcat kurde thonë se me mbështetjen e sulmeve ajrore të SHBA-ve, e kanë filluar një ofensivë të gjerë për të rimarrë nga IS, zonën verilindore Sinjar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat