Poroshenko: Do ta drejtoj vendin drejt integrimit euro-atlantik

Bota

Poroshenko: Do ta drejtoj vendin drejt integrimit euro-atlantik

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 18:26

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se ai së shpejti do t’i kërkoj parlamentit, që ta braktisin statusin neutral që nuk i përket asnjë blloku dhe ka siguruar se ai do ta drejtoj vendin drejt NATO-s.

“Sot në këtë dhomë unë kam marrë vendim që vendi im të drejtohet kah integrimi në sferën e sigurisë euro-atlantike”, ka thënë Poroshenko teksa ka folur në parlamentin polak.

Ndonëse e ka bërë këtë deklaratë, Poroshenko nuk e ka përmendur NATO-n në mënyrë decidive.

Por Poroshenko, ka shtuar se pas kthimit në Kiev, do t’ia paraqes parlamentit një nocion për tu larguar Ukraina nga statusi neutral.

Një ligj i miratuar në vitin 2010, në kohën kur Ukraina po drejtohej nga Viktor Janukoviq, e kishte përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Poroshenko ka thënë se ai gjithashtu do ta paraqes një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat