SHBA dhe Kuba drejt një afrimi historik

Bota

SHBA dhe Kuba drejt një afrimi historik

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 18:25

SHBA-ja do të fillojë një afrim historik me Kubën veçanërisht në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin komunist dhe lehtësimin e sanksioneve të vendosura që në vitin 1962, deklaroi sot një zyrtar i lartë amerikan.

”Edhe presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro biseduan sot në telefon për këto çështje”, shtoi ai.

”Biseda e tyre zgjati rreth një orë”, tha zyrtari.

Ndërkohë, burime që përputhen thanë se ish-lideri kuban, Fidel Castro nuk u përfshi në këto bisedime.

”Papa Françesku ka luajtur një rol kyç në afrimin mes dy vendeve”, theksoi zyrtari amerikan.

SHBA dhe Kuba, që ndahen nga Ngushtica e Floridas, 150 kilometra e gjerë, nuk kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 1961.

Obama i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, John Kerry të fillojë menjëherë bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

SHBA njoftoi hapjen e një ambasade në Havanë ”gjatë muajve të ardhshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat