Irani kërkon qasje në SHBA për të parë respektimin e të drejtave të njeriut

Bota

Irani kërkon qasje në SHBA për të parë respektimin e të drejtave të njeriut

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:51

Një grup iranian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut iu ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, që t’i lejoj inspektorët e grupit, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, për të hetuar gjendjen e të drejtave të njeriut atje.

Ahmad Esfandiari, udhëheqës i Qendrës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Iran, i ka thënë të mërkurën agjencisë së lajmeve Fars, se ai këtë kërkesë e ka adresuar përmes një letre që e ka dërguar në OKB.

Esfandiari tha se është e nevojshme që të dihet për situatën rreth mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse nuk ka përmendur raste specifike, ai ka thënë se duan që të reagojnë për “krimet e administratës së SHBA-ve kundër popullit të vet”.

Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi e kanë kritikuar Iranin për mosrespektim të të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat