Arrestohet organizatori i rrëmbimeve në teatrin e Moskës

Bota

Arrestohet organizatori i rrëmbimeve në teatrin e Moskës

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:23

Një gjykatë në Rusi ka njoftuar se i dyshuari për organizimin e rrëmbimit të pengjeve në teatrin e Moskës në vitin 2002, tashmë është i arrestuar.

Gjykata e qytetit të Moskës ka njoftuar të mërkurën se Khasan Zakajevit, është vendosur në paraburgim qysh nga mesi i nëntorit dhe kjo masë është e caktuar deri më 18 shkurt.

41 vjeçari Zakajevit i cili është nga rajoni i Çeçenisë, akuzohet për kryerjen e një sulmi terrorist, për pjesëmarrjen në një grup të paligjshëm dhe për posedim ilegal të armëve.

Rreth 50 militantë kishin rrëmbyer rreth 700 persona që kishin qenë audiencë në teatrin Dubrovka në vitin 2002, duke kërkuar largimin e trupave ruse nga Çeçenia.

Si rezultat i ndërhyrjes së forcave ruse pas rrëmbimit, kishin mbetur të vdekur 40 militantë dhe 130 pengje.

Shumica e viktimave kishin qenë si rezultat i përdorimit të një gazi toksik nga ana e organeve të rendit, para se të ndërhynin.

Asnjë nga organizatorët e këtij sulmi nuk është arrestuar deri më tani.

Gjashtë persona janë dënuar si bashkëpunëtorë dhe janë dënuar me burgim prej 22 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat