Dhjetë persona vriten në Afganistan

Bota

Dhjetë persona vriten në Afganistan

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 14:53

Disa sulmues vetvrasës i kanë hedhur eksplozivët e tyre në një bankë në provincën Helmand në Afganistan, duke lënë të vdekur dhjetë persona, në mesin e tyre tre policë.

Punonjësit e spitalit thonë se së paku 15 persona janë plagosur gjatë sulmit që ka ngjarë në kryeqytetin e provincës Helmand, Lashkar Gah.

Autoritetet kanë njoftuar se sulmi ka nisur kur një sulmues vetvrasës e ka shpërthyer eksplozivin që kishte, në degën e bankës së Kabulit që gjendet në atë provincë.

Zëdhënësi i policisë në Helmand, Farid Ahmet Obaid, ka thënë se së paku tre sulmues të tjerë vetvrasës e kanë shpërthyer eksplozivin e tyre, pas shpërthimit fillestar.

Punonjësit e bankës kanë njoftaur se disa punonjës qeveritarë kanë qenë brenda në bankë për të marrë pagat e tyre, në kohën kur ka ngjarë sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat