Autopsia: Schockenhoff vdiq në saunë për shkak të temperaturave të larta?

Bota

Autopsia: Schockenhoff vdiq në saunë për shkak të temperaturave të larta?

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 14:40

Politikani i CDU Andreas Schockenhoff mund të ketë vdekur nga nxehtësia në saunë, ku mund të ketë fjetur dhe të ketë kolapsuar për shkak të temperaturave të larta.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Schockenhoff ka vdekur për shkaqe natyrale. Ato bëjnë të ditur se hetimet nuk kanë treguar se dikush është i përzier në vdekjen e tij, megjithatë nuk dihen rezultatet e sakta për shkaqet e vdekjes së tij.

Schockenhoff, sipas rezultateve preliminare të autopsisë, ka kolapsuar në saunën e shtëpisë së tij në Ravenzburg, ku ka gjasa të ketë fjetur si pasojë e nxehtësisë ose problemeve me zemër.

Po ashtu bëhet e ditur se ditëve të ardhshme do të bëhen të ditura edhe rezultatet e një analize kimiko-toksilogjike.

Schockenhoff ka qenë njëri nga kritikët më të ashpër të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin derisa është angazhuar edhe për sanksione të ashpra ndaj Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës.

Më 2011, Schockenhoff ka pranuar se ka qenë për një kohë të gjatë alkoolist dhe se është shëruar nga alkoolizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat