Në Rusi përkujtohet ish-lideri korean Kim Jong Il

Bota

Në Rusi përkujtohet ish-lideri korean Kim Jong Il

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:28

Një pllakë përkujtimore për liderin dikurshëm të Koresë Veriore Jim Jong Il, është vendosur në qytetin rus, Khabarovsk.

Qeveria e rajonit Khabarovsk, vend i cili kufizohet me Korenë e Veriut, ka thënë se ceremonia për zbulimin e pllakës në qendër të qytetit, është mbajtur gjatë të martës.

Qeveria ka njoftuar se Kim Jong Il e kishte vizituar rajonin më 11 gusht të vitit 2011, gjatë një udhëtimi që lideri korean e kishte bërë në Rusi.

Kim ka vdekur në dhjetor të vitit 2011.

Pasardhësi i Kim Jong Il, Kim Jong Un, gjatë muajit të kaluar, e ka emëruar të dërguarin e posaqëm në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat