Shtyhet seanca për fatin e “Memorial”-it

Bota

Shtyhet seanca për fatin e “Memorial”-it

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:24

Gjykata më e lartë në Rusi, e ka shtyrë seancën dëgjimore për një rast të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar ndërprerjen e aktiviteteve të grupit që merret me të drejtat e njeriut “Memorial”.

Shtyrja e seancës e cila është njoftuar të mërkurën, është e dyta herë me radhë.

Ministria e Drejtësisë e kishte dërguar në gjykatë rstin kundër grupit “Memorial” në tetor, me pretendimin se statuti i organizatës nuk korresopodon me aktivitetet e saj.

Kritikët e qeverisë thonë se kjo është një përpjekje për ta heshtur grupin i cili ka luftuar për të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë dhe kundër krimeve të epokës sovjetike, që nga viti 1989.

Seanca që ishte caktuar për datën 13 nëntor, ishte shtyrë për 17 dhjetor për shkak se organizata “Momorial” ishte zotuar se do të bëjë ndryshime në statutin e saj.

Gjykata e ka shtyrë edhe njëherë këtë seancë pasi që organizata ka njoftuar se ndryshimet në statut i ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe se nevojitet kohë për t’u shqyrtuar ato.

Ministria e ka aprovuar kërkesën për shtyrje të seancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat