Vetëdigjet një person në qendër të Pragës

Bota

Vetëdigjet një person në qendër të Pragës

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 11:48

Një person, i cili mbrëmë është lyer me benzinë dhe është djegur në qendër të Pragës, është në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Ai është djegur në Sheshin e Vaclavit, në të njëjtin vend ku para 45 vjetësh është djegur studenti Jan Palach, në shenjë kundërshtimi ndaj pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë.

“Bëhet fjalë për një pacient 56-vjeçar të spitalit të psikiatrisë, i cili ka dalë në shëtitje, por nuk është kthyer në spital. Ai është vetëdjegur”, ka thënë zëdhënësi i policisë çeke, Tomas Hylan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat