Pakistani rikthen ndëshkimin me vdekje

Bota

Pakistani rikthen ndëshkimin me vdekje

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 11:12

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka hequr moratoriumin për dënimin me vdekje të rasteve për terrorizëm, një ditë pasi talibanët kanë vrarë 132 nxënës shkolle dhe nëntë mësues në qytetin Peshauar.

Sharif ka miratuar shfuqizimin sot, derisa Pakistani ka nisur tre ditët e zisë kombëtare për masakrën.

Sharif po ashtu ka thënë para të të tubuarve në Peshauar se Pakistani “do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit duke mbajtur në mend fytyrat e fëmijëve të pafajshëm”, që janë vrarë në shkollë.

Pakistani ka vendosur moratorium në zbatimin e ndëshkimit me vdekje në vitin 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat