Sulmohet në bankë në Afganistan, dyshohet për viktima

Bota

Sulmohet në bankë në Afganistan, dyshohet për viktima

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 09:29

Zyrtarët në provincën Helmand të Afganistanit kanë bërë të ditur se sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një bankë në kryeqytetin e provincës, Lashkar Gah.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës jugore ka thënë se dy persona të veshur me xhaketa shpërthyere kanë hyrë në degën e Bankës së Kabulit dhe se njëri prej tyre ka shpërthyer eksplozivët.

Ai ka thënë se ka viktima, por është e paqartë se sa.

Dëshmitarët thonë se sulmi është duke vazhduar dhe se dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Sipas tyre, shumë civilë kanë qenë brenda në ndërtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat