Bullgaria arreston 3 të dyshuar për lidhje me Sirinë

Bota

Bullgaria arreston 3 të dyshuar për lidhje me Sirinë

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 08:43

Bullgaria ka arrestuar tre të huaj, të kërkuar në Spanjë, nën akuzat për terrorizëm.

Ata kanë qenë në rrugë për të marrë pjesë në konfliktin në Siri, ka njoftuar agjencia e sigurisë shtetërore e Bullgarisë, raporton Reuters.

Tre të dyshuarit, dy marokienë dhe një brazilian, janë kapur në një pikë kufitare me Turqinë.

Interpoli ka lëshuar urdhër-arreste për tre të dyshuarit dhe procedurat e ekstradimit do të iniciohen, ka thënë agjencia e sigurisë shtetërore e Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat