Gjendet i vdekur “vrasësi” i 6 vetave në Pensilvani

Bota

Gjendet i vdekur “vrasësi” i 6 vetave në Pensilvani

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 08:23

Një veteran i luftës në Irak, i cili kërkohej për vrasjen e gjashtë personave, është gjetur i vdekur pranë shtëpisë së tij në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara.

Prokurori i qarkut ka thënë se Bradley William Stone ka vdekur nga “plagë të vetëshkaktuara”.

Stone, 35, vjeç, është kërkuar për vrasjen e ish-gruas së tij, nënës së saj, gjyshes, motrës dhe dy anëtarëve të tjerë të familjes, më 15 dhjetor.

Stone raportohet se ka vuajtur nga stresti post-traumatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat