BE i tërheq vërejtjen Turqisë

Bota

BE i tërheq vërejtjen Turqisë

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 07:24

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë se Turqia është “Partner kyç i bllokut”, por kanë paralajmëruar se përafrimi i saj me BE-në do të varet nga respektimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.

Ditë më parë, policia turke ka bastistur disa media, duke thënë se kanë lidhje të ngushta me partitë opozitare, dhe ka arrestuar mbi 20 persona.

Ministrat e BE-së kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se aksionet e autoriteteve turke vënë në dyshim respektimin e lirisë së mediave.

Edhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve turke që të sigurojnë se veprimet e tyre nuk shkelin lirinë e mediave dhe vlerat tjera demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat