Pakistani nis ditët e zisë kombëtare

Bota

Pakistani nis ditët e zisë kombëtare

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 07:12

Pakistani ka nisur tre ditët e zisë kombëtare për 132 fëmijë dhe nëntë pjesëtarë të stafit të një shkolle, të vrarë nga talibanët.

Të 141 personat janë vrarë kur militantët kanë sulmuar Shkollën Publike Ushtarake në Peshauar, më 16 dhjetor.

Talibanët pakistanezë kanë thënë se sulmi është hakmarrje për operacionet e ushtrisë në rajonet fisnore.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka thënë se sulmi është një “tragjedi kombëtare, e kryer nga egërsirat”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se terroristët “kanë treguar edhe një herë ligësinë e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat