Kerry: Heqja e sanksioneve varet nga zgjedhjet e presidentit Putin

Bota

Kerry: Heqja e sanksioneve varet nga zgjedhjet e presidentit Putin

Më: 16 dhjetor 2014 Në ora: 23:15

Heqja e shpejtë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë varet nga presidenti, Vladimir Putin, paralajmëroi sot shefi amerikan i diplomacisë, John Kerry.

“Sanksionet mund të hiqen brenda disa javësh ose ditësh, në funksion të zgjedhjeve të presidentit Putin”, deklaroi Kerry ndërkohë që Rusia po bie në një krizë të rëndë monetare, të shkaktuar nga rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe sanksionet ekonomike të perëndimorëve për të ndëshkuar sjelljen e presidentit rus në çështjen ukrainase.

“Ne nuk duam që populli të vuajë, ky nuk është qëllimi ynë”, vazhdoi Kerry duke theksuar se rusët janë pengje të zgjedhjeve të bëra nga qeveria e tyre.

Sipas ushtrisë ukrainase, deri në 10 mijë ushtarë rusë gjenden aktualisht në lindjen rebele të Ukrainës, pavarësisht armëpushimit të ri që po respektohet nga të gjithë.

Konflikti në lindje të ukrainës ka bërë 4 600 të vedekur që prej mesit të prillit, sipas bilancit të fundit të OKB-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat