Papa në Xhaminë e Sulltan Ahmetit

Bota

Papa në Xhaminë e Sulltan Ahmetit

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 10:33

(E plotësuar) - Papa Françesku, udhëheqësi i 1.2 miliard katolikëve të botës, ka vizituar një xhami historike në Stamboll, në shenjë respekti për Islamin.

Ai ka qëndruar në Xhaminë e Sulltan Ahmetit, që njihet edhe si Xhamia e Kaltër, përkrah Muftiut të Madh të Stambollit, Rahmi Yaram.

Kjo është dita e dytë e vizitës së Papës në Turqi.

Ai do të do të vizitojë sot edhe ish-kishën bizantine të Shën Sofisë në Stamboll.

Të premten në Ankara, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vizita e Papës është një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale.

Papa Françesku sot në Stamboll

Papa Françesku qëndron sot në Stamboll, në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi.

Kreu i Selisë së Shenjtë do të vizitojë ish-kishën bizantine të Shën Sofisë dhe Xhaminë e Kaltër të shekullit 17.

Të premten në Ankara, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar, duke thënë ai mund të ndihmojë në fundin e fundamentalizmit dhe të terrorit.

Gjatë fjalimit të tij, ai po ashtu ka bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe ka kërkuar më shumë ndihmë për refugjatët nga Siria dhe Iraku.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vizita e Papës është një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale.

Vizita treditëshe e Papa Françeskut në Turqi vjen në kohën kur militantët e Shtetit Islamik kanë uzurpuar pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat