​Putin: Amerikanët janë të talentuar dhe mund të mësojmë shumë prej tyre

Bota

​Putin: Amerikanët janë të talentuar dhe mund të mësojmë shumë prej tyre

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:24

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka kundërshtuar sistemin e kuotimit se cilët filma mund të shfaqen në kinematë ruse. Kështu ai bllokoi një projektligj të tillë që u procedua në parlament.
"Do të ishte e gabuar që tu mohojmë konsumatorëve tanë atë që duan të kenë", tha Putin.

"Kjo do të ishte e papranueshme për industrinë e filmit gjithashtu. Amerikanët janë të talentuar dhe njerëz të suksesshëm dhe ka shumë çfarë mund të mësojmë nga ata", tha Putin.

Hollywood e ka Rusinë një prej vendeve më fitimprurëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat