Situatë e tensionuar në Egjipt

Bota

Situatë e tensionuar në Egjipt

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:04

Një oficer i lartë i ushtrisë egjiptiane është vrarë, ndërsa forcat e sigurisë kanë arrestuar mbi 100 islamistë, para protestave të planifikuara antiqeveritare.

Burimet zyrtare në Kajro kanë thënë se oficeri ushtarak është vrarë pasi persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë.

Ministria e Brendshme, ndërkaq, ka njoftuar se janë çmontuar shtatë bomba në gjithë vendin.

Në Egjipt priten sonte protesta të reja të islamikëve, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

Forcat e sigurisë kanë thënë se do t’iu kundërvihen trazirave me “forcë vdekjeprurëse”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat