Luftanijet ruse “strehohen” në një port francez

Bota

Luftanijet ruse “strehohen” në një port francez

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 19:14

Katër luftanije ruse që kanë hyrë në Kanalin Anglez, janë detyruar të strehohen në një port francez, për shkak të stuhisë.

Autoritetet franceze dhe NATO-ja kanë konfirmuar praninë e katër luftanijeve ruse në Kanalin Anglez, por kanë thënë se nuk ka asgjë të pazakontë në lidhje me të qenët e tyre atje.

Ato po ashtu kanë thënë se anijet ruse nuk ndodhen në Kanalin Anglez për të kryer stërvitje ushtarake.

Marina franceze ka thënë se kushtet e motit kanë detyruar anijet që të gjejnë një port të sigurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat