Xhamia hidhet në erë, dhjetëra të vdekur në Nigeri

Bota

Xhamia hidhet në erë, dhjetëra të vdekur në Nigeri

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:59

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vrarë sot në Nigeri si pasojë e tre shpërthimeve të komanduara në një nga xhamitë më të mëdha në qytetin Kano.

Një dëshmitar okular tha për “BBC”-në se kishte numëruar rreth 50 trupa të pajetë, por deri tani kjo shifër nuk është verifikuar.

Xhami Qendrore është nën ndikimin e liderit mysliman, Emir i Kanos, Muhamed Sanusi.

Kohët e fundit Emiri u ka bërë thirrje njerëzve të armatosen kundër grupit militant islamik “Boko Haram”, i cili gjatë këtij viti vrarë më shumë se 2 mijë njerëz.

Emiri, aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite. Mësohet se menjëherë pas shpërthimeve të bombave, dhjetëra persona janë parë duke qëlluar me armë në qytetin më të madh verior të Nigerisë.

Qyteti i Kanos ka qenë në shënjestër të vazhdueshme të “Boko Haram”-it, për shkak të rebelimeve të 5-vjeçare të popullsisë kundër këtij grupi terrorist.

Policia vendase i ka cilësuar thirrjet e Emirit Sanus si thirrje për anarki, ndërkohë i ka bërë atij thirrje që të tërhiqet prej tyre.

Emiri është një person i pushtetshëm në Nigeri, pasi ai ka qenë edhe guvernatorë i bankës qendrore të Nigerisë. Ai qëndron larg skenave politike, por nga ana tjetër shfrytëzon edhe pushtetin e tij fetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat