Ja plani i Cameron për kufizimin e emigracionit

Bota

Ja plani i Cameron për kufizimin e emigracionit

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:55

“Ata që duan të përfitojnë nga kreditë dhe përfitimet sociale nga lindja e fëmijës, duhet të jetojnë dhe të kontribuojnë në vendin tonë për katër vjet".

Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së, për të mbështetur propozimet e tij të "arsyeshme" që frenojnë emigrantët nga përfitimet.

Sipas BBC, kryeministri i Britanisë tha se migrimi më i ulët në BE do të jetë një prioritet në negociatat e ardhshme mbi anëtarësinë e Britanisë së Madhe, dhe tha se ai nuk do të bënte asgjë nëse nuk do të përmbusheshin ndryshimet që ai kërkon.

Sipas planeve të tij, emigrantët do të duhet të presin katër vjet për përfitime të caktuara. Brukseli zyrtar bëri me dije se idetë janë "pjesë e debatit" dhe do të “konsiderohen me qetësi”.

Në një fjalim të shumëpritur në një fabrikë në West Midlands, Cameron tha se ai ka besim se mund të ndryshojë bazën e emigracionit të BE-së në Britaninë e Madhe, dhe se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE, mund të varet nga një referendum i ardhshëm i planifikuar për vitin 2017.

Propozimet kryesore në fjalimin e Cameron ishin:

- Ndalimi i emigrantëve të BE-së nga përfitimet në punë, kreditë tatimore, dhe qasjet në strehim social për katër vjet.

- Ndalimi i pretendimeve të emigrantëve për të përfituar nga lindja e fëmijëve

- Largimi i emigrantëve nga Britania e Madhe pas 6-muajsh, nëse ata nuk gjejnë punë.

- Kufizimi i të drejtës së emigrantëve për të sjellë anëtarët e familjes në Britaninë e Madhe.

- Përshpejtimi i ekstradimit të kriminelëve të dënuar

- Ndalimi i qytetarëve nga vendet e reja që bashkohen me BE-në, nga puna në Mbretërinë e Bashkuar deri sa "ekonomitë e vendeve të tyre”, të kenë një ekonomi më të përshtatshme me vendet pjesë ne BE.

- Para shtesë për komunitetet me nivele të larta të emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat