Tensionet serbo-kroate. Kryeministri kroat nuk shkon në Beograd për shkak të Sheshelit!

Bota

Tensionet serbo-kroate. Kryeministri kroat nuk shkon në Beograd për shkak të Sheshelit!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:50

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, i pakënaqur me sjelljen e autoritete të Serbisë ndaj Vojisllav Sheshelit, nuk do të shkojë në Beograd për samitin e paralajmëruar të kryeministrave të Europës Qendrore e Lindore me Kinën.
Në vend të tij, sipas medieve serbe, do të udhëtojë ministri Detarisë, transportit e infrastrukturës, Sinisha Hajdash Donçiq.
Autoritetet kroate duan që nga Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë të Serbisë të dëgjojnë një distancim të qartë nga pikëpamjet dhe angazhimet e Sheshelit, gjë që nuk po ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat