Emigrimi i afrikanëve drejt Evropës, mblidhen ministrat e rajonit

Bota

Emigrimi i afrikanëve drejt Evropës, mblidhen ministrat e rajonit

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:26

Emigrimi i shtetasve afrikanë drejt detit Mesdhe, mblodhi në një takim ministrat e Jashtëm të pothuaj 40 vendeve të prekura nga ky fenomen.

Në konferencë morën pjesë ministra nga Britania e Madhe, Libia, Egjipti dhe Tunizia, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më të mirë për ata që kalojnë me mundim shkretëtirën e Saharasë dhe rrezikojnë jetën në ujërat e Mesdheut.

Përfaqësuesja e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federika Mogerini, shprehu shqetësimin se problemi prek të gjithë vendet e rajonit.

“Do të ishte mjaft sipërfaqësore të mendonim për politikat e emigracionit vetëm nga këndvështrimi i sigurisë së kufijve tanë ose vetëm nga këndvështrimi i bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe transitit. Na duhet që të integrojmë politikat, vizionin, informacionet dhe veprimet tona”, tha Mogerini.

Ditën e enjte, një anije portugeze shpëtoi 182 afrikanë që kishin mbetur në det të hapur, prej të mërkurës. Klandestinët ishin nisur nga qyteti libian, Misrata, për të mbërritur në brigjet evropiane. Emigrantët, e kombësive të ndryshme, iu dorëzuan autoriteteve italiane.

Ndërsa një ditë më parë, 750 emigrantë nga Siria kishin mbetur në det të hapur për ditë me radhë, para se të shpëtoheshin nga autoritetet greke e të dërgoheshin në ishullin e Kretës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat