Papa: Të luftohet fanatizmi

Bota

Papa: Të luftohet fanatizmi

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:31

(E plotësuar)- Papa Françesku ka bërë thirrje për dialog ndërfetar, duke thënë se ai mund të ndihmojë fundin e fundamentalizmit dhe të terrorit.

Duke folur në ditën e parë të vizitës së tij treditore në Turqi, Papa ka dënuar militantët e Shtetit Islamik.

“Fanatizmi dhe fundamentalizmi, ashtu si edhe frika iracionale, e cila nxit keqkuptim dhe diskriminim, duhet kundërshtohen me solidaritetin e të gjithë besimtarëve”, ka thënë Papa Françseku.

Ai po ashtu ka theksuar se “është e domosdoshme që të gjithë qytetarët – myslimanë, hebrenj dhe të krishterë – të gëzojnë të drejtat dhe respektin e njëjtë”.

Papa i ka bërë këto komente në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i Selisë së Shenjtë i ka bërë thirrje botës që të ndihmojë Turqinë, e cila strehon rreth 1.6 milion refugjatë sirianë.

Papa ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka “obligim moral” për të ndihmuar Turqinë në strehimin e refugjatëve.

Papa Françesku filloi vizitën në Turqi

Papa Françesk sot e ka filluar një turne triditëshe në Turqi, me ç’rast pritet të takohet me presidentin e këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez.

Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet sekular.

Zyrtarët thonë se gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur grupi militant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë.

Para disa ditësh, Papa Françesk tha se përderisa “është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.

Papa Françesk sot në Turqi

Papa Françesk sot e fillon një turne triditëshe në Turqi, me ç’rast pritet të takoheet me presidentin e këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez.

Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet sekular.

Zyrtarët thonë se gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur grupi militant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë.

Para disa ditësh, Papa Françesk tha se përderisa “është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat