Senati afgan miraton marrëveshjet me SHBA-në dhe NATO-n

Bota

Senati afgan miraton marrëveshjet me SHBA-në dhe NATO-n

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 18:13

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Afganistanit ka miratuar marrëveshjet dypalëshe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n.

Marrëveshjet në fjalë do të mundësojnë që rreth 12,500 trupa ndërkombëtare të mbeten në Afganistan edhe pas dhjetorit të këtij viti, kur do të tërhiqet misioni i huaj luftarak.

Dhoma e Ulët e Paralmentit afgan i ka miratuar këto marrëveshje më 23 nëntor.

Ato janë nënshkruar nga Qeveria e re afgane më 30 shtator.

Ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, ka refuzuar nënshkrimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat