PE dënon shkeljet nga IS-i

Bota

PE dënon shkeljet nga IS-i

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:19

Parlamenti Evropian ka dënuar me "termat më të fuqishëm" shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut nga Shteti Islamik (IS) dhe grupet e tjera militante.

Rezoluta, e mbështetur nga të gjitha grupet kryesore politike në Parlament, vë në dukje shkelje të shumta nga Shteti Islamik, të tilla si rrëmbimi, përdhunimi dhe martesat e detyruara, që prekin në veçanti gratë.

Dokumenti po ashtu u bën thirrje të gjithë aktorëve rajonalë që të bëjnë gjithçka të mundur për të ndaluar përhapjen e ideologjive ekstreme islamike.

Militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në Irak dhe Siri, ku kanë uzurpuar pjesë të mëdha të territoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat