Një argument izraelit për njohjen e Palestinës nga BE

Bota

Një argument izraelit për njohjen e Palestinës nga BE

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:29

Të enjten, Parlamenti Evropian do të mblidhet në Strasburg për të mbajtur një votim mbi njohjen e Palestinës si shtet i pavarur. Ky takim vjen pasi javët e fundit një numër i konsiderueshëm i qeverive evropiane kanë ndërmarrë hapat e tyre për të njohur Palestinën si shtet të pavarur. Suedia e njohu zyrtarisht Palestinën në tetor, duke u bërë vendi më i rëndësishëm evropian që ndërmori këtë hap. Ndërkaq votat simbolike në legjislaturat kryesore të Britanisë, Spanjës dhe Irlandës kanë qenë hapat e mëparshëm. Parlamenti i Francës ka vendosur të votojë mbi këtë çështje më 2 dhjetor të këtij viti.

E gjitha kjo reflekton zhgënjimin e gjerë evropian nga zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve të Izraelit drejt Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor, që palestinezët dhe komuniteti ndërkombëtar e konsideron si kryeqytetin e ardhshëm të një Palestine të pavarur.

Bisedimet midis Izraelit dhe Palestinës janë ndërprerë. Tensionet mes arabëve dhe izraelitëve hebre në Jerusalem kanë arritur në një pikë kritike.

Mungesa e progresit drejt një zgjidhje mes dy shteteve dhe fakti se shumica e të djathtëve në qeverinë e tanishme të Izraelit kanë pak interes ta shikojnë Palestinën e pavarur, kanë çuar në këtë valë të njohjeve simbolike të Palestinës. Ata nuk mund të krijonin një shtet palestinez më të besueshëm se kaq. Izraeli vazhdon të zërë Bregun Perëndimor dhe të reduktojë ngastra të tëra të Rripit të Gazës në rrënojat gjatë ofensivës së sajtë verës kundër grupit militant islamist, Hamas. Por kjo do të vihet në qendër të vëmendjes në qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu,kritikat e të cilit thuhet se kanë shtyrë gjasat e një zgjidhjeje me dy shteteve. Një Netanyahu sfidues paralajmëroi parlamentin francez të dielën seajo ishte duke bërë një "gabim të rëndë".

Disa izraelitë të tjerë po mbështesin iniciativat evropiane. Në një editorial të shkruar të premten për EUobserver, ish-avokati i përgjithshëm izraelit Michael Ben-Yair argumenton me forcë se pse komuniteti ndërkombëtar duhet të shkojë përpara me njohjen Palestinës, pasi që, argumentoi ai, Izraeli kishte pak interes në ndryshimin e statusit të saj të tanishëm.

Bregu Perëndimor ka mbetur territor i pushtuar për më shumë se 47 vjet. Gjatë kësaj periudhe ne kemi injoruar traktatet ndërkombëtare; shpronësuar tokat; lëvizur kolonitë izraelite nga Izraeli në territoret e pushtuara; angazhuar në akte përjashtimi nga trashëgimia dhe vjedhje. Ne kemi justifikuar të gjitha këto veprime në emër të sigurisë.

Gjatë viteve, motivi i pushtimit është kryesish shfrytëzimi ekonomik i territoreve të pushtuara për mirëqenien e kolonive izraelite dhe nevojave të tyre. Në zellin tonë për të ruajtur kontrollin mbi territoret e pushtuara, ne kemi zhvilluar dy sisteme të ndara ligjore: një sistem të avancuar, liberal për Izraelin dhe kolonitë izraelite; dhe një sistem mizor, abuziv për palestinezët në territoret e pushtuara.

Në fakt, ne imponuam një regjim të aparteidit në territoret e pushtuara menjëherë pas pushtimit të tyre. Ky regjim shtypës ekziston edhe sot. Ben-Yair, i cili ishte në qeveri, në mes të viteve 1990 dhe është i njohur për pikëpamjet e tij të shprehura në vendbanimet izraelite, nuk është vetëm. Më shumë se 700 izraelitë, duke përfshirë artistë të shquar dhe një Nobelist, kanë nënshkruar një peticion tërheqës për parlamentet e ndryshme evropiane që të ndjekin shembullin e Suedisë.

Peticioni thotë: Ne të nënshkruarit, Qytetarë të Izraelit që dëshirojmë një vend të sigurt dhe të lulëzuar, jemi të shqetësuar për ngërçin e vazhdueshëm politik që çon në konfrontime të mëtejshme me palestinezët dhe ul shanset për kompromis.

Është e qartë se perspektivat për sigurinë e Izraelit dhe të ekzistencës varen nga ekzistenca e shtetit palestinez nga njëra anë dhe Izraelit nga ana tjetër. Izraeli duhet të njohë shtetin e Palestinës dhe Palestina duhet të njohë shtetin e Izraelit, në bazë të kufijve të caktuar më 4 qershor 1967-të. Nisma juaj për njohjen e shtetit të Palestinës do të avancojë perspektivën e paqes dhe do të inkurajojë Izraelitët dhe Palestinezët që të zgjidhin konfliktet e tyre.

Çfarë duan të arrijnë? Sipas + 972mag, një faqe izraelite e lajmeve, fushata shpreson të arrijë një konsensus midis ligjvënësve të Evropës që do të shtojnë më shumë "politika orientuese" për rolin e "retorikës së butë" që bashkësia ndërkombëtare ka pasur deri tani në raport me Izraelin. Ajo gjithashtu mund të ndryshojë bisedën në SHBA mbi përgjegjësitë e Izraelit për popullin palestinez.

Linja e re e të menduarit në Izrael është kapur më mirë nga Naftali Bennett, një ministër kryesor në qeverinë e Netanyahut dhe një politikan që fsheh mbështetjen e tij kryesore nga kolonitë. Në një editorial të kohëve të fundit në New York Times, Bennett propozoi një alternativë në të cilën për qëllime të sigurisë izraelite, palestinezët do të japin një seri shumë të kufizuar të enklavave autonome, por pa të drejta për të mobilizuar ushtrinë apo kontrolluar kufijtë e tyre.

Kjo është një zgjidhje që do të ishte e papranueshme për shumicën e palestinezëve. Dhe, siç argumenton Ben-Yair, ajo mund të mos e bëjë Izraelin të ndihet më i sigurt. Regjimi i okupimit nuk është vetëm moralisht e pajustifikueshme, por ajo gjithashtu minon sigurinë e Izraelit dhe rrezikon ekzistencën e tij. Populli palestinez ka të drejtën e një shteti të pavarur.

Mos prisni prej tyre që të pranojnë një shtet në të cilin jo vetëm që mungon vazhdimësia territoriale ndërmjet Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, por është shpërbërë edhe nga vendbanimet izraelite dhe postat e huaja ushtarake që kanë mbërthyer si gjemba anët e saj. Kjo mund të çojë në një rilindje të konflikteve ushtarake mes Izraelit dhe palestinezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat