Shpëtohen 700 klandestinë në Mesdhe

Bota

Shpëtohen 700 klandestinë në Mesdhe

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:26

Një anije me 700 klandestinë nga Lindja e Mesme ka mbetur prej tre ditësh në mes të detit dhe është dashur ndërhyrja e anijeve greke të shpëtimit që emigrantët t’ia hidhnin.

Sipas “AP”-së, në varkë ndodheshin 700 burra, gra dhe fëmijë që po lundronin në drejtim të Evropës. Pasi janë nxjerr të sigurt në breg, autoritetet greke kanë nisur punën për strehimin e tyre të përkohshëm në një ishull ngjitur me Kretën.

Varka me emrin Baris humbi fuqinë e motorit në orët e para të së martës, 70 milje larg nga qyteti bregdetar Lerapetra.

Klandestinët ishin të gjithë nga Siria dhe Afganistani.

“Shqetësimi ynë kryesor është që t’u ofrojmë atyre kujdesin paraprak, të bëjmë regjistrimin e tyre dhe të gjejmë sa më shpejt të jetë e mundur një vend me kushtet më të mira për ta”, tha Nikos Nestorakis, një nga vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat