Udhëtarët e ndihmuan aeroplanin të lëvizë

Bota

Udhëtarët e ndihmuan aeroplanin të lëvizë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:36

Dhjetëra udhëtarë në qytetin Igarka në Siberi të Rusisë kanë dalur jashtë aeroplanit, i cili ishte bllokuar në pistë, për shkak të temperaturës së ulët, që ishte minus 52shkallë Celsius.

Aeroplani i prodhimit rus, Tu-134, me 74 punëtorë të naftës dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, duhej të fluturonte prej qytetit Igraka, për në Krasnojarsk, ditën e martë, por aeroplani ishte ngrirë në pistë.

Duke qenë se punëtorët ishin të gatshëm për të ndihmuar, dhjetëra njerëz janë parë në një video amatore duke e shtyrë aeroplanin, të radhitur në të dy krahët e tij.

Aeroplani pastaj u nxe, e fitoj shpejtësinë dhe arriti i sigurt në Krasnojarks.

Por, autoritetet ruse, duket se nuk ishin të entuziazmuara me këtë zhvillim, kështu që prokurorët e kanë filluar një hetim lidhur me shkeljen e mundshme të rregullave të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat