Bullgari: Imami akuzohet për nxitje të terrorizmit

Bota

Bullgari: Imami akuzohet për nxitje të terrorizmit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:16

Policia e Bullgarisë e ka akuzuar një lider fetar dhe 6 persona të tjerë për mbështetje të grupit militantt, Shteti Islamik.

Prokurorët thanë se kundër imamit mysliman, Ahmet Mussa, dhe 6 personave të tjerë, përfshirë një femër, janë ngritur akuzat për propagandimin e ideologjisë antidemokratike dhe nxitje për luftë.

Forcat e sigurisë së Bullgarisë i kanë bastisur më se 40 shtëpi dhe xhami në pjesën jugore të Bullgarisë, më 25 nëntor, me ç’rast kanë konfiskuar libra dhe kompjuterë, gjatë një operacioni special për zbulimin e aktiviteteve radikale islamiste.

Policia thotë se ka zbuluar një numër të madh të këmishave dhe flamujve me simbolin e Shtetit Islamik.

Hetuesit, po ashtu, kanë zbuluar se personat e arrestuar i kanë ndihmuar shtetasit e vendeve të Evropës Perëndimore, në rrugën e tyre për t’iu bashkuar grupit militant, Shteti Islamik.

Në muajin mars, imami Ahmet Mussa, ishte dënuar me një vjet burg për përhapje të islamit radikal, por ishte liruar derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

Afro 12% e 7.3 milionë banorëve të Bullgarisë i përkasin fesë myslimmane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat