Sulmet qeveritare kundër IS, vrasin 95 persona

Bota

Sulmet qeveritare kundër IS, vrasin 95 persona

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:54

Aktivistë për të drejtat e njeriut në Siri, kanë njoftuar se nga sulmet ajrore qeveritare kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), janë vrarë rreth 95 persona.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, ka thënë se në mesin e të vrarëve, deri më tani, 52 janë identifikuar si civilë.

Drejtori i Observatorit, Rami Abdulrahman, ka thënë se të paktën 120 të tjerë janë plagosur.

Por, mbetet e paqartë se sa militantë të IS janë vrarë nga sulmet ajrore që kanë goditur më 25 nëntor, një treg të njohur afër një muzeu dhe një zone industriale përgjatë lumit Eufrat.

Caqet në Raqqa, janë sulmuar edhe nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të, që po luftojnë kundër Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat