Gjenerali amerikan, i premton ndihmë Ukrainës, për t’u mbrojtur nga Rusia

Bota

Gjenerali amerikan, i premton ndihmë Ukrainës, për t’u mbrojtur nga Rusia

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:41

Gjenerali amerikan, i cili është komandant i lartë i NATO-s në Evropë, Philip Breedlove, ka thënë se ka një numër të madh të rusëve që po japin ‘udhëzime dhe trajnime’ për forcat seperatiste në lindje të Ukrainës.

Ai ka premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbështesin Ukrainën nga ‘kërcënimi që i vjen prej Rusisë’, që të mbrojë sovranitetin e saj.

Duke folur gjatë një vizite në Kiev, sot më 26 nëntor, gjenerali amerikan, Breedlove, ka thënë se SHBA-të do të ndihmojnë Ukrainën duke ndjekur një zgjidhje diplomatike, për të zgjidhur konfliktin me separatistët pro-rusë, të cilët duhet dhe do të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Breedlove, ndër tjerash ka shprehur shqetësimin lidhur me aneksimin e Krimesë, nga ana e Rusisë.

“Ne jemi të shqetësuar se investimet ruse që po bëhen në Krime, do t’i mundësojnë Rusisë që të ushtrojë ndikim ushtarak mbi Detin e Zi”, ka thënë Breedlove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat