Një udhëheqës i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit vritet nga ISIS'i

Bota

Një udhëheqës i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit vritet nga ISIS'i

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:38

Një komandant i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, është vrarë pas përleshjeve të ashpra në mes të grupeve të armatosura kurde dhe militantëve të ISIS.
Sipas raporteve të së përditshmes turke Yeni Safak, Fahman Hussein, u vra në një pritë në qytetin sirian të Kobanes.

Forcat kurde i janë bashkangjitur luftimeve kundër grupit militant në Siri, pavarësisht kundërshtimeve të Turqisë, ndërsa kjo e fundit e konsideron grupin PKK si grup terrorist. Të njëjtin vlerësim për këtë grup kanë edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA, por kjo nuk ka ndikuar në aleancën kundër grupit ekstremist, i cili që nga qershori i këtij viti ka marrë nën kontroll territore kyqe në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat