Gazetari rus, kërkon azil politik në SHBA

Bota

Gazetari rus, kërkon azil politik në SHBA

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:06

Kryeredaktori i një ueb-faqe të pavarur ruse, Oleg Potapenko, ka thënë se do të kërkoj azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Potapenko ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL), sot më 26 nëntor, se ka arritur të hyjë në SHBA, përkundër përpjekjeve të autoriteteve ruse, për të mos e lejuar atë që ta lëshojë vendin.

Potapenko është kryeredaktor i agjencionit të lajmeve ‘amurburg.ru’, në qytetin Khabarovsk, i cili ka shkruar për prezencën e trupave ruse në lindje të Ukrainës.

Më 12 nëntor, Potapenko i cili haptas ka pranuar se është homoseksual, së bashku me partnerin e tij, janë ndaluar që të fluturojnë nga Khabarovsk për në Hong Kong. Një roje i kufirit i kishte thënë atij se i mungon një fletë nga pasaporta.

Potapenko, ka treguar se fleta e pasaportës i është shkëputur qëllimisht nga një polic, të njëjtën ditë më herët, kur ia kishte marrë për kontroll.

Ai ka thënë për REL, se më 16 nëntor, ka arritur që të largohet nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat