Takohen liderë nga Azia, për bashkëpunim rajonal

Bota

Takohen liderë nga Azia, për bashkëpunim rajonal

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:07

Udhëheqës rajonal, duke përfshirë kryeministrin indian, Narendra Modi, janë mbledhur në Nepal, për një takim dy-ditor të Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal.

Gjatë këtij samiti, liderë nga Afganistani, Bangladeshi, Butan, India, Maldive, Nepal, Pakistan dhe Sri Lanka do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e energjetikës.

Të gjithë pritet që të takohen së bashku, por edhe ndaras në takime dy-palëshe.

Një takim i tillë pritet të mbahet mes kryeministrit indian, Narendra Modi dhe homologut të tij nga Pakistani, Nawaz Sharif.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat