Bullgari: 15 mijë romë dyshohet se janë pre e rrymave salafiste, arrestohen 25 prej tyre

Bota

Bullgari: 15 mijë romë dyshohet se janë pre e rrymave salafiste, arrestohen 25 prej tyre

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:48

Forcat policore bullgare bashkë me përfaqësues të Prokurorisë kanë zhvilluar në orët e hershme të 25 nëntor një aksion kundër ekstremistëve fetarë në disa qytete të Bullgarisë Jugore.
Pranimi më i madh dhe arrestimet më të shumta ka qenë në lagjen rome në Pazarxhik ku ka dyshime se mbi 15 000 romë janë ndikuar nga rrymat salafiste.

Ka hetime penale e në Plovdiv, Smoljan dhe Haskovo. Hetimet zhvillohen mbi bazën e nenit 108 nga Kodi Penal – ideologji antidemokratike dhe ndryshim me dhunë të rendit kushtetues si edhe sipas nenit 407 nga Kodi Penal – “propagandë lufte”.

Gjatë aksionit janë kontrolluar mbi 40 banesa dhe ka arrestime.

Supozohet se në Bullgari ka mbi 300 xhami në të cilat nuk ka imamë nga Drejtoria e Myftisë dhe shumë prej këtyre xhamive përdoren nga predikues me orinetime jotradicionale të cilët janë arsimuar dhe vijnë nga vendet arabe. Këta imamë punojnë kryesisht në lagjet rome ku varfëria dhe papunësia ndihmojnë shpërndarjen e formave jotradicionale të islamit sepse fondacionet arabe u propozojnë ndihmë financiare dhe materiale të varfërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat