Tre të dyshuar për përgatitje sulmesh terroriste në Holandë

Bota

Tre të dyshuar për përgatitje sulmesh terroriste në Holandë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 10:38

Autoritetet holandeze arrestuan tre persona, një prej të cilëve xhihadist i kthyer nga Siria, për përgatitjen e dyshuar të sulmeve terroriste dhe financimin e luftimeve në Siri, njoftoi sot prokuroria holandeze.
Tre personat, dy të moshës 26 vjeç dhe një 30 vjeç, u arrestuan në qytetet Eindhoven dhe Arnhem, theksoi prokuroria holandeze në një komunikatë, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

"Ata dyshohen për përgatitjen e sulmeve terroriste, si dhe dëshirën për t'iu bashkuar Frontit Al-Nusra, një organizatë terroriste e lidhur me Al-Kaidën”, theksohet në komunikatën e Prokurorisë.

Hatimet për këtë janë hapur që në verë, pas alarmi të dhënë nga shërbimi sekret holandez AIVD.

Sipas këtij shërbimeve, rreth 130 xhihadistë janë larguar nga Holanda për të luftuar në Siri, 30 prej të cilëve janë rikthyer në vend, kurse 14 kanë humbur jetën në luftime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat