Rusia dërgon pajisje të reja ushtarake në Ukrainë

Bota

Rusia dërgon pajisje të reja ushtarake në Ukrainë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 08:35

Zyrtarë ukrainas, kanë njoftuar se Rusia ka dërguar pajisje të reja ushtarake, për të ndihmuar seperatistët pro-rusë në lindje, të cilët po luftojnë me forcat qeveritare.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Evhen Perebyinis, ka thënë se pesë kolona me armatim janë parë duke hyrë në territorin e Ukrainës, më 24 nëntor.

Perebyinis, u ka thënë gazetarëve më 25 nëntor, se prej këtyre kolonave, janë identifikuar 85 mjete transporti, që kanë hyrë nga Rusia në Ukrainë, përmes pikës kufitare në Izvaryne.

“Pala ruse po vazhdon të pajisë terroristët në Donetsk dhe Luhanks, me armatime të rënda”, ka thënë Perebynisis.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit njoftohet se është vrarë një ushtar ukrainas dhe pesë të tjerë janë plagosur, përkundër arritjes së armëpushimit më 5 nëntor.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nga ky konflikt gjashtë mujor, janë vrarë më shumë se 4.300 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat