Jep dorëheqje ministri i Mbrojtjes në Bjellorusi

Bota

Jep dorëheqje ministri i Mbrojtjes në Bjellorusi

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 17:59

Ministri i Mbrojtes në Bjellorusi, Yury Zhadobin, ka dhënë dorëheqje. Mediat në këtë vend thonë se dorëheqja e 60 vjeçarit ka ardhur për shkak moshës së tij.

Por një analist nga Minsku, Alyaksandr Alesin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se largimi i Zhadobin, reflekton nevojën për reformim të ushtrisë.

Kjo pasi që Bjellorusia është shtet fqinj me Ukrainën, ku seperatistët pro-rusë të mbështetur nga Moska, janë zgjeruar me okupimin e territoreve, prej të cilit konflikt kanë vderkur më shumë se 4,100 persona, ka shtuar Alesin.

"Shembulli i Ukrainës na tregon se ushtria ka nevojë për reformë emergjente, përndryshe mund të tregohet e paaftë në momentin kur i kërkohet ndonjë ndërhyrje”, ka thanë Alesin.

Bellorusia është aleat i afërt i Rusisë, por presidenti Alyaksandë Lukashenka, disa herë ka paralajmëruar Moskën që të mos e shkel sovranitetin e shtetit të tij.

Ndryshe, Zhadobin ka qenë ministër i Mbrotjes në Bjellorusi nga dhjetori 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat