Ish-kryeministri portugez mbetet në burg

Bota

Ish-kryeministri portugez mbetet në burg

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:01

Ish-kryeminsitri i Portugalisë, Hoze Sokrates (Jose Socrates) është rikthyer në burg, pasi është marrë në pyetje mbi akuzat për korrupsion dhe evazion fiskal. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, por vendimi i gjyqtarit erdhi pas verifikimit nga ana e hetuesve të disa transfertave të parave dhe operacione të dyshimta bankare.

Sokrates, 57 vjec, i cili u arrestua të premten, kur po kthehej nga Parisi, po hetohet me shoferin e tij personal, një mik të ngushtë dhe një avokat. Ish-kryeministri ka shërbyer si drejtues shteti nga viti 2005 në 2011-n.

Avokati i tij, Joao Araujo, u tha gazetarëve të hënën se klienti i tij do të apelojë kundër vendimit. Sipas sistemit portugez, hetimet mund të zgjasin tetë muaj, deri në përfundimin edhe të procedurave formale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat