Khamenei: Vendet perëndimore – arrogante

Bota

Khamenei: Vendet perëndimore – arrogante

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 12:19

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, qartas i ka kritikuar vendet perëndimore në një mesazh, duke thënë se “në çështjen atomike, arrogantët kanë bërë atë që është më e mira për ta, për ta përulur Iranin, por ata nuk ishin dhe nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”.

Këtë mesazh e ka transmetuar sot një faqe në rrjetin Twitter, për të cilin ekspertët besojnë se udhëhiqet nga zyra e zotit Khamenei.

Kjo deklaratë u bë një ditë pasi fuqitë globale dështuan të arrijnë marrëveshje me Iranin për ndaljen e programit të tij bërthamor, në këmbim për tërheqje të sanksioneve, brenda afatit të përcaktuar për mesnatën e kaluar, në bisedimet që u zhvilluan në Vjenë.

Megjithatë, është caktuar një afat tjetër që zgjatë deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Deklarata në Twitter mund të sugjeroj se Irani nuk i ka sakrifikuar interesat e veta për arrtitjen e marrëveshjes dhe nuk do ta bëjë këtë kur bisedimet të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat