Ferguson: Protesta të dhunshme pas vendimit të jurisë së madhe

Bota

Ferguson: Protesta të dhunshme pas vendimit të jurisë së madhe

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:34

Në qytetin amerikan, Ferguson të Misurit, kanë shpërthyer protesta të ashpra, pas vendimit të jurisë së madhe që polici i bardhë, Darren Wilson, të mos akuzohet për vrasjen e të rizut zeza të paarmatosur, Michael Brown, më 9 gusht.

Protestuesit i kanë ndezur makinat e policisë dhe së paku një ndërtesë, dyqanet janë vjedhur, ndërsa në lagjen Sent Luis janë dëgjuar të shtëna.

Policia ka përdorë gaz lotjsllës për shpërndarjen e masës së njerëzve, ndërsa autoritetet e aviacionit në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur kufizime të përkohshme të fluturimeve.

Pjesa më e madhe e protestuesve duket se u shpërndanë mbrëmë vonë, por pas mesnatës ishte raportuar për vjedhje dhe të shtëna.

Në demonstratat në qytetet e tjera, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin, protestohet kundër vendimit për këtë rast, i cili i ka aktualizuar përsëri tensionet racore në Shtetet e Bashkuara.

Disa njerëz, që thonë se e kanë parë rastin, janë shprehur se polici Wilson e ka qëlluar të riun zezak Brown, pasi aiishte kthyer nga polici me duart e ngritura lartë, por disa dëshmitarë të tjerë raportohet se i kanë kundërshtuar këto pohime në dëgjimin në jurinë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat