Ban Ki-moon: Njohja palestineze për shkak të mosgjetjes së zgjidhjes

Bota

Ban Ki-moon: Njohja palestineze për shkak të mosgjetjes së zgjidhjes

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 08:42

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për avancimin e zgjidhjes politike për konfliktin izraelito-palestinez, ka ndikuar në qeveritë dhe parlamentet e disa vendeve, që të ndërmarrin aksion për njohjen e shtetit palestinez.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me popullin palestineez.

Presidenti i Autoritetet palestinez, Mahmud Aabbas, në kumtesën e lexuar në këtë ceremoni përkujtuese, i ka mirëpritur ndryshimet në ndjenjën popullore në perëndim, që kanë arritur edhe “nivele zyrtare politike”.

Me këtë rast ai e ka përmendur njohjen e shtetit palestinez nga Suedia dhe mbështejten për njohje nga parlamentet e Britanisë, Irlandës dhe Spanjës, e po ashtu, edhe votimin e ardhshëm në Francë dhe në vendet e tjera evropiane.

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Rono Prosor, tha në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se parlamentet evropiane po e largonin çfarëdo stimulimi për palestinezët që të zhvillojnë negociata, të bëjnë kompromis ose ta dënojnë dhunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat