SHBA: Oficeri nuk akuzohet për vrasjen e të riut zezak

Bota

SHBA: Oficeri nuk akuzohet për vrasjen e të riut zezak

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 08:39

Polici i bardhë, Darren Wilson, nuk do të akuzohet për vrasjen e të riut zezak, Michael Brown, në Ferguson të Misurit, në Shtetet e Bashkuara, më 9 gusht, ka vendosur mbrëmë vonë juria e madhe.

Familja e viktimës tha se është “thellësisht e pakënaqur” me vendimin e jurisë së madhe.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që protestuesit të mbeten paqësor dhe që policia të tregoj përmbajtje.

Ai theksoi se duhet të pranohet se vendimi ishte punë e jurisë së madhe.

“Nevojitet të pranojmë se ky vendim ishte detyrë e jurisë së madhe. Ka amerikanë që pajtohen me të dhe ka amerikanë që janë thellësisht të pakënaqur, bile edhe të zemëruar. Është reagim i kuptueshëm”, tha presidenti amerikan, Barack Obama.

Megjithatë, ka pasur shprehje të zemërimit në rrugët e Fergusonit pas shpalljes së vendimit, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Raportohet se protestat po përhapen, po ashtu, në qytetet e tjera amerikane, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat