Venecia, gjoba për valixhet me rrota

Bota

Venecia, gjoba për valixhet me rrota

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 00:30

Një ligj i ri dhe mjaft i çuditshëm është gati të hyjë në fuqi në Venecia të Italisë vitin që vjen. Bëhet fjalë për një “kërcënim të ri” për qytetin e bukur italian, valixhet me rrota.

Zyrtarët janë lodhur aq shumë nga kakofonia e zhurmës së valixheve që tërhiqen, saqë kanë menduar të vendosin gjoba deri në 500 euro për personat që përdorin këto valixhe.

Ligji pritet të hyjë në fuqi në maj të vitit 2015, dhe mendohet se do të pritet me kënaqësi nga banorët të cilët, presin 22 milionë vizitorë çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat